Ora News - Kryemadhi: Djali i deputetit socialist përdhunoi vajzën jetime, ngjarje shumë e rëndë!

Ora News Lajme 2018-09-26

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e konsideroi skandali dhe ngjarje shumë të rëndë, atë që i ka ndodhur një oficeri policie gjyqësore në burgun e Fushë Krujës, të cilit sipas deklarimeve të tij i është vënë pistoleta në kokë për të mos pranuar denoncimin e një vajze që ishte përdhunuar nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rrahja.

Kryemadhi: Sot ka ndodhur një skandal tjetër i radhës. Një ish-oficer i policisë gjyqësore ka denoncuar se si ditën për diell në mes të komisariatit të policisë Fushë Krujë i është vendosur pistoleta në kokë për të mos pranuar kallëzimin e një vajze të re, jetime, e cila ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga djali deputeti.

Kjo është shumë e rëndë. Unë mezi pres nga këto shoqatat për të drejtat e grave, të cilat bëjnë projekte pa fund, me zi po pres të shikoj gjithë ato personazhe publike që flasin në televizione ndaj dhunës ndaj grave, me zi pres deklaratat e tyre në përkrahje të kësaj vajze, e cila është jetime, e cila e ka të pamundur mbrojtjen e saj nga familjarët, e cila ka qenë viktimë e dhunës apo epsheve të një djali socialisti më të përkëdhelur se ç'duhet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-djali-i-deputetit-socialist-perdhunoi-vajzen-jetime-ngjarje-shume-e-rende

Share This Video


Download

  
Report form