Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për 3 anëtarë të grupit Bajri: Ismet Idrizi Denis Brajovic dhe Klaudio Haxholli.
Këta të tre nuk ishin pjesë 6 personave të cilët dolën dje para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Ndërkohë dje u dha masa e sigurisë për Safet Rustemi, (Bajri) Emra Plaku, Ilir Bajri, Armir Grima, Astmer Bilali dhe Fabjon Rexhepi.
Gjithashtu Safet Bajri u njoh sot edhe me akuzën ?Armëmbajtje pa leje?
Bajri nje nga shtate grupet me te rrezikshme kriminale
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi dje se grupi "Bajri" është një ndër shtatë grupet më të rrezikshme kriminale që operojnë në vendin tonë.
Sipas Xhafaj, grupi është i mirëstrukturuar kriminal që ka për bazë lidhje të forta familjare dhe krahinore dhe së dyti është një grup që ka shtrirje të aktivitetit kriminal në vite.
Aktet e para kriminale të tyre sipas Ministrit,datojnë në vitet ' 96- '97 dhe pastaj pothuajse vit pas viti anëtarët e këtij grupi kriminal kanë ushtruar aktivitet të rregullt kriminal dhe dyshohen për ngjarje të caktuara kriminale në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm në këtë qytet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrest-me-burg-dhe-tre-te-fundit-te-grupit-bajri