Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Bulqizës ka arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes me armë të një banese tre ditë më parë, ndërsa vijon të jenë në kërkim dy persona të tjerë.
Në pranga u vu Florenc Xheleku, 23 vjeç, banues në Bulqizë, për të cilin Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në shtëpi? për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?.
"Ky shtetas dyshohet se me datë 22.09.2018, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të maskuar dhe dyshohet se posedonin edhe armë, kanë hyrë në banesën e shtetasit A.M, 50 vjeç dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë, janë larguar duke marrë automjetin tip benz në pronësi të zotit të banesës, ku më pas ky automjet u gjet nga policia i braktisur", sqaron policia.
Menjëherë pas ngjarjes Policia e Bulqizës, bazuar në informacionet e shpejta të marra në rrugë operative si dhe mbi bazën e dyshimeve ka ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, por nuk e kanë gjetur në banesë.
Më pas u ngritën pika kontrolli grackë, ku mbrëmjen e djeshme është kapur në afërsi të një lokali.
"Në momentin e kapjes nga Policia ky shtetas ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohet por është prangosur nga shërbimet e Policisë", thuhet në njoftim.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale "Vjedhje me armë", "Armëmbajtje pa leje", "Plagosje e lehtë", "Veprime në kundërshtim me Gjykatën" të kryera në bashkëpunim, "Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bulqize-arrestohet-nje-nga-autoret-e-grabitjes-ne-banesen-e-nje-50-vjecari