Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 60-vjeçar ka humbur jetën dhe dy të tjerë u asfiksuan si pasojë e djegies së një banese.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë rreth orës 04:40, të 25 shtatorit, në rrugën ?Ramazan Demneri?, në një apartament në katin e tretë.
Policia thotë se "ka bërë evakuimin e menjëherhëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi".
"Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri", sqaron policia në njoftimin zyrtar.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkrumbohet-banesa-ne-tirane-nje-i-vdekur