Elbasan, PD i ngre në protestë për shkollën që u mbyll, nxënësit shqyejnë derën

Report TV 2018-09-24

Views 0

Mbyllja e shkollës në fshatin Mengël të Elbasanit ka ngritur në protestë nxënësit dhe prindërit. Sot, prindër dhe nxënës kanë shqyer dyert e shkollës 9-vjeçare dhe u futën brenda për të kundërshtuar transferimin e fëmijëve në shkolla të tjera. Të mbështetur edhe nga deputeti demokrat i zonës, Luçiano Boçi nxënësit thyen derën e hekurt dhe derën e jashtme dhe u futën në klasa.

Në profilin e tij të Facebook, deputeti demokrat ka postuar videot e momentit kur nxënësit thyejnë derën e jashtme dhe futen në ambientet e brendshme. Ka qenë vetë deputeti demokrat i cili ka filmuar të gjithë skenën si dhe ka inkurajuar nxënësit të futen me dhunë në shkollë.

Shkolla është mbyllur me urdhër të posaçëm të Komisionit të Emergjencave, pasi dëmtimeve që pësoi nga tërmeti 2 vjet më parë. Projekti për rikonstruksionin është gati, por autoritetet lokale thonë se nuk është lëvruar fondi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS