Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtë prej të arrestuarve si pjesë e grupit kriminal "Bajri" morën sot masën e sigurisë "arrest me burg" në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ata dolën për verifikimin e masës së sigurisë "arrest me burg" që kjo gjykatë mori për arrestimin e tyre më 22 shtator.
Në gjykatë dolën Armir Grimaj, Safet Bajri, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi, Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu.
Ndërkohë i shpallur ne kërkim Enver Bajri dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë
Më 22 shtator u deklaruan detajet e operacionit "Oaz" që çuan në pranga 11 persona ndërsa dy u shpallën në kërkim.
Avokati i Safet Bajrit duke folur për gazetarët tha se ndaj klientit të tij aktualisht ka vetëm një akuzë, ajo e trukimit të ndeshjeve sportive.
Avokati: Aktualisht masa e sigurimit për Safet Rrustemin apo Bajrin, përveçse ndikimit në gara sportive aktualisht nuk ka asnjë akuzë tjerët. Për të tjerët nuk mund të shprehem. Për të 6 u la në fuqi arresti me burg. Procedimi nuk është i ndarë, ata janë arrestuar në flagrancë, nuk kanë lidhje me këtë procedim, thjesht është i lidhur" shtoi më tej avokati i Safet Bajrit. "
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grupi-bajri-6-te-arrestuar-mbeten-ne-burg