Ora News - Borxhi 500 mln euro, ekspertët: Kujdes me përdorimin e parave dhe kursin e këmbimit

Ora News Lajme 2018-09-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eurobondi prej 500 mln eurosh që do të merret nga Shqipëria duhet të përdoret për prioritet e qeverisë, të cilat sigurojnë rritje ekonomike. Eksperti Arben Malaj ish-ministër i Financave sqaron ndër të tjera se ky borxh merret për të ristrukturuar të vjetrin dhe nuk do ndikoj në nivelin e borxhit publik, por njëkohësisht sugjeron kujdes me menaxhimin dhe shlyerjen në kohë.

Arben Malaj: Shumë e rëndësishme, është jetike që çdo borxh i marrë, qoftë monedhë vendase, qofte monedhë të huaj të financojë prioritetet e qeverisë që përputhen me prioritetet e vendit dhe të krijojnë mundësi që ekonomia shqiptare të rritet më shumë, të jetë më konkurruese, të ketë më shumë burime në monedhë të huaj, në mënyrë që në çdo rast nëpërmjet një borxhi të marrë ne të kemi krijuar premisa që të zhvillohemi në mënyrë më të qëndrueshme, të kemi rezultate pozitive më afatgjata dhe ta bëjmë më të ulët koston e borxhit në kurriz të tatimpaguesve shqiptarë.

Për Selami Xhepën e rënësishme është që për marrjen e këtij eurobondi të kapen interesa më të ulta ndërsa sheh si rrisk kursin e këmbimit duke qenë se buxheti është në lek dhe borxhi merret ne euro.

Xhepa: Rreziku i shtuar, ose një nga rreziqet shtesë në raport me format e tjera të rrezikut është rreziku i kurseve të këmbimit për shkak se këtu kemi të bëjmë me një monedhë që është e huaj dhe për pasoje në të ardhurat e buxhetit i kemi në lekë, ndërkohë që pagimi i borxhit bëhet në euro. Për të patur koston reale të borxhit, në momentin e maturimit ne duhet të shikojmë edhe kursin e këmbimit me të cilit bëhet blerja e këtij borxhi.

Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare financiare për të marrë borxh për herë të tretë. I pari instrument financiar në tregjet ndërkombëtare në vlerën e 300 mln eurove u mor në 2010. Në 2015 qeveria e majtë u fut në treg për një mori një tjetër fond prej 450 mln eurosh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/borxhi-500-mln-euro-ekspertet-kujdes-me-perdorimin-e-parave-dhe-kursin-e-kembimit

Share This Video


Download

  
Report form