Fushëbetejës së politikës pritet t?i shtohet një tjetër front, ai për kontrollin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Top Channel ka mësuar se sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka njoftuar tashmë Komisionin e Ligjeve, se 4 nga 7 anëtarët e KQZ-së janë në përfundim të mandatit dhe se duhen nisur procedurat për zëvendësimin e tyre.