Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëntë të arrestuarit e operacionit "Oaz" që u vunë në pranga 3 ditë më parë pritet të dalin ditën e hënë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, e ku do të njihen me masën e sigurisë.
Seanca është parashikuar që të mbahet rreth orës 14:00, ndërsa nuk parashikohet të ketë ndonjë ndryshim nga vendimi i mëparshëm i gjykatës, e cila ka vendosur me herët për 11 persona arrest me burg.
Ndërkohë, mësohet se një prej dy personave të shpallur në kërkim Enver Bajri, i konsideruar dhe si kreu i grupit kriminal është jashtë Shqipërisë. Sipas burimeve policore dyshohet se ai fshihet në Belgjikë, vend ku ka qëndruar me kohë të plotë gjatë 4- viteve të fundit.
Referuar edhe përgjimeve ai konsiderohet si person që qëndronte në krye të grupit kriminal. Policia belge ndërkohë dyshon se grupi Bajri kontrollonte veprimtari në fushën e trafikut të lëndëve narkotike, gjobëvënies dhe aktiviteteve të tjera kriminale.
Po sipas burimeve gjatë operacionit ditën e premte në Shkodër, task forca qendrore dhe Prokuroria për Krime të Rënda kanë shmangur përfshirjen e policisë lokale duke dërguar forca nga Tirana, nga frika e dekonspirimit të mundshëm të operacionit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neser-dalin-para-gjykates-te-arrestuarit-e-grupit-bajri