Ora News - Tirana me dy parkingje të reja

Ora News Lajme 2018-09-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana do të ketë edhe dy parkingje të tjerë nën tokësorë; një parkim tek stadiumi i ri dhe një tjetër në rrugën e elbansanit. Këto parkingje i shtohen ekzistuese nëntokësore te sheshi "Skënderbej" dhe në hyrje të Bulevardit të Ri.

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në parkimin nëntokësor, në rrugën e Elbasanit.

Erion Veliaj: " Është kati minus 2 i parkimit, do të ketë edhe një kat më sipër, kurse mbi sipërfaqen e parkimit rikthehet këndi i lojërave i "7 Xhuxhave".

"Në një hapësirë, e cila ishte hapësirë publike e keqshfrytëzuar, e dhënë në privat, ndërkohë që sot nuk e kemi më luksin që të shpërdorojmë asnjë centimetër katror. Sidomos në një zonë që ka nevojë 'ulëritëse' për parkim: është pranë Tatimeve të Tiranës, është në kryqëzimin kryesor pranë rrugës së Elbasanit. Të gjitha këto stafe dhe institucione kanë nevojë për parkim, ndaj, partneriteti që kemi edhe me xhaminë që ndodhet në anën tjetër të Lanës, ku edhe ata po bëjnë po aq vende parkimi, përfundimisht zgjidh çështjen e këtij parkimi."

Rezultatit-tha Veliaj është i prekshëm.

"Në fund të këtij mandati, po fundja edhe pas 50 viteve, kur të mos jemi më në këtë tokë, pyetja nuk do jetë kush shpifi, kush bëri cic-mice, kush krijoi histeri, kush protestoi dhe shau çdo punë të mirë. Pyetja që njerëzit do bëjnë është: Kur ishte radha e këtyre, a lanë ndonjë gjë pas? Më vjen mirë që përgjigja është po, ne lamë diçka.

Parkimi publik është projektuar me 2 kate nëntokë dhe ofron 145 vendparkime në total, plus 2 vende parkimi për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Lëvizja në parkim realizohet me anë të shkallëve dhe me ashensor. Parkimi përmban sistem ventilimi dhe sistem të mbrojtjes kundër zjarrit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirana-me-dy-parkingje-te-reja

Share This Video


Download

  
Report form