Dren Abazi është ndër këngëtarët shqiptarë mjaft të pëlqyer nga vajzat. Shpesh është përfolur për marrëdhënie me vajza të ekranit gjë që e pranoi edhe vetë sonte në emisionin ?Zonë e Lirë?.
Vetëm disa muaj më parë Dren Abazi publikoi këngën me titull ?Deja Vu?, ku pjesë e videoklipit ishte edhe këngëtarja Evi Reçi për të cilët u përfol se ishin në një lidhje. Por vetë këngëtari gjatë emisionit mohoi se mes tij dhe Evi Reçit të ketë patur një lidhje ndërkohë që tha se ajo vetëm e ka ndihmuar.
Arian Çani: Pate një lidhje me Evi Reçin?
Dren Abazi: Jo jo
Arian Çani: Kështu u hapën llafet...
Dren Abazi: Jo, jo. E njoh prej vitesh dhe Evi meqenëse ishte në Fierence më ndihmoi shumë.
Arian Çani: Jeton në Itali Evi?
Dren Abazi: Po jeton në Itali.
Arian Çani: Është e lezeçme ajo vajzë. E kam patur në studio dhe ishte elegante.
Dren Abazi: Po shumë e mirë është. Në momentin e fundit është vendosur që ajo të ishte në klip. Po i tregoja se nuk kisha dikë për në klip dhe më pas e pyeta nëse donte të vinte ajo. Më pëlqen Evi është interesante.
Arian Çani: E takon shpesh?
Dren Abazi: Po.