Zone e Lire/ Kush e vesh Dren Abazin? Kengetari habit me pergjigjen

RTV KLAN 2018-09-21

Views 3

Dren Abazi është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptarë. Koncertet e tij përbëjnë gjithnjë interes për fansat e tij dhe për gjithë publikun.

Këngëtari ishte sot i ftuari i parë në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan nga ku zbuloi detaje rreth kocertit që do të mbajë në Amfiteatrin e Tiranës më 27 Shtator në orën 20:30. Ai tregoi se koncerti është quajtur ?Mbreti i Natës?.

Përpara se të largohej nga emisioni drejtuesi i emisionit pyeti Abazin se kush meret me veshjen e tij, ndërkohë që këngëtari i habiti të gjithë teksa tha se në shumë raste janë prindërit e tij ata të cilët e ndihmojnë me veshjen.

Arian Çani: Të gjithë do të kishin dëshirë të visheshin kështu si ty...

Dren Abazi: Veshja është shumë personale..

Arian Çani: Absolutisht. Por xhaketa, mënyra si e mban këmishën, pantallonat lëkurë dhe këpucët me atë ngjyrë, është gjithçka në perfeksion. Kush meret me veshjen tënde Dren?

Dren Abazi: Vetë dhe prindërit kur rastisin.

Arian Çani: Mos ia fut kot... Vërtetë

Dren Abazi: Në këtë rast kam pyetur prindërit, i kam të ri. Janë 58 dhe 56 vjeç, janë relativisht të rinj./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form