Ora News - Ulsi Manja: Shumë shpejt do të ngrihen organet e reja të drejtësisë

Ora News Lajme 2018-09-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pavarësisht se BE po shpreh skepticizmin e saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë për shkak të ngërçit të krijuar në sistemin e drejtësisë, mazhoranca tregohet optimiste. Për kryetarin e komisionit të ligjeve, ngritja e KLGJ dhe KLP do të realizohet shumë shpejt, sapo KPA të shqyrtojë çëshjet e apeluara nga Komisioneri Puvlik dhe ONM.

Në kohën kur vendet skeptike të Bashkimit Europian i bëjnë thirrje Shqipërisë për ngritjen e organeve të vettingut dhe nga ana tjetër marrëdhënia e kushtëzuar e opozitës me Parlamentin, mazhoranca është optimiste për rezultatet e reformës në drejtësi.

Ulsi Manja: Shumë shpejt do të ngrihen organet e reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja shprehet se ngritja KLGJ dhe KLP varet nga koha që do të marrë Kolegji i Apelimit për të shqyrtuar çështjet e vendimeve të apeluara të KPK.

Ulsi Manja: KLGJ është duke shqyrtuar ankimimet që kanë bërë kandidatët për në KLGJ dhe KLP, si dhe ankimimiet që ka bërë komisioneri publik ndaj atyre kandidatëve që kanë kaluar shkallën e parë të vettingut.

Nga 16 apelime, KPA ka dhenë vendim për 6 prej tyre, ndërsa 10 raste të tjera janë ende në pritje. Në mes këtyre çështjeve është edhe ankimi i bërë nga ana e Komisionerit Publik për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj, Edmond Islamaj dhe Tom Ndrecës.

Nga ana tjetër, Këshilli i Emërimeve në Drejtëi ka future në debat mazhorancën me institucionin e Presidencën. Por socialisti Ulsi Manja nuk preferon të japë një përgjigje për fatin e KED, e cila pritet ndoshta të marrë një zgjidhje në Dhjetor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ulsi-manja-shume-shpejt-do-te-ngrihen-organet-e-reja-te-drejtesise

Share This Video


Download

  
Report form