Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa dhjetra ish-naftëtarë të Fierit e Patos Marinzës protestuan këtë të premte për të kërkuar nga qeveria përshpejtimin e procesit të dhënies së statusit të naftëtarit. Sipas tyre, qeveria i ka lënë në harresë, në një kohë që ata presin të gëzojnë përfitimet financiare nga ligji.
Ish-naftëtarët e Fieriut iu rikthyen këtë të premte protestës për statusin.
Dhjetra punonjës të arit të zi në Fier e Patos-Marinzë u tubuan para prefekturës së Fierit.
Ata thanë se se kjo protestë vjen në momentin kur qeveria shqiptare i ka lënë në harresë, duke u vonuar statusin.
"Kërkojmë të zbatohet vendimi i Këshillit të Ministrave që ka miratuar vetë".
Vendimi i qeverisë për statusin ka dalë rreth një vit e gjysmë më parë, por ende nuk është zbatuar.
Ndaj ish naftëtarët apeluan për përshpejtimin e procedurave, në mënyrë që të kenë mundësinë të gëzojnë për pak kohë, siç thonë ata, përfitimet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ish-naftetaret-kerkojne-statusin-punonjesit-e-patos-marinzes-kur-te-vdesim-do-ta-marrim