Kotzias: “Deti” nuk ka ngecur - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-20

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per shefin e diplomacise greke marrëveshja nuk ka ngecur ne negociatat mes dy palëve, por ne problemet e brendshme te Shqipërisë. Sipas Nikos Kotzias firmosja e paktit eshte peng i mos funksionimit te Gjykatës Kushtetuese.



?Sigurisht pasi z. Maas ka ardhur nga Shkupi dhe Tirana eshte e natyrshme te bisedojmë per marrëveshjen qe kemi nënshkruar ne Prespe dhe per negociatat qe jane bere me Shqipërinë. Sic e dini, negociatat nuk kane ngecur tek ne, as tek ata ne Ministrine e Jashtme, por ne problemet ligjore qe kane, ne mosmarrëveshjet e Presidentit te Shqiperise me Qeverine, Si dhe fakti se gjykata kushtetuese aktualisht nuk eshte plotësisht ne funksionin e domosdoshëm.?



Gjate takimit me ministrin e Jashtëm Gjerman, Kotzias u shpreh prere kundër ndryshimit te kufijve mes Kosoves dhe Serbise.



?Biseduam dhe per Kosoven dhe Serbine. Ne nuk duam ndryshim kufijsh ne rajon. Nuk dëshirojmë te kemi dinamika te cilat mund te sjellin efekt negativ domino. Nga ana tjeter u uroj te dy vendeve te zgjidhin problemet qe kane me njeri-tjetrin. Është ne doren e tyre, per mënyrën se si do ta zgjidhin.?



Kryediplomati grek theksoi domosdoshmërinë per ruajtjen e stabiliteti ne Ballkan, pasi sipas tij eshte ne te mirën e gjithëve.

Share This Video


Download

  
Report form