Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkodra i dha lamtumirën e fundit, shkrimtarit Isa Alibali, njeriut që sa ishte gjallë i dha shumë artit e kulturës në kryeqendrën e veriut!
Lamtumira e fundit iu dha në Teatrin e Migjeni, aty ku ai kaloi 13 vjet nga jeta e tij si mësues dhe drejtues.
Miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë shumë për të thënë, por fjalët në këtë ditë janë të pakta, nga dhimbja e ndarjes.
Ferit Bala, studiues: Njerëz të tillë e varfërojnë qytetin tonë.
Besnik Çinari, aktor: Shkodrës i kanë dalë zot njerëz me pushkë, ky i ka dalë me penë
Por Vlerësimet për Alibalin si njeri, intelektual dhe bashkëpunëtor janë maksimale, pasi ai diti t?i japë Shkodres.
Bujat Qamili, mjeshter i madh: Ishte një nga njerëzit që donte më shumë këngën popullore shkodrane.
Zyliha Miloti, mjeshtre e madhe: Humbje e madhe për Shkodrën, për artin shkodran.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/homazhe-ne-shkoder-njeriun-e-artit-dhe-kultures-isa-alibalin