Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këto pamje amatore (shikoni videon) të filmuara nga banorët e Zharrëzës tregojnë shkarkimet në përroin e fshatit nga depot e naftës bruto të kompanisë Albpetrol.
Naftë, ujëra të ndotura dhe gaze janë shkarkuar nga tubacionet e kompanisë në ujërat e përroit që kalon shumë pranë zonës së banuar të fshatit
Për pasojë 6 persona, janë paraqitur në urgjencën e Fierit me shenja helmimi.
Banori: Erdhi një erë shumë e fortë por thamë se kalon ndonjë nga ato botet, lëshon pak erë dhe ikën. Kur zgjati gjysmë ore, thamë dale çfarë është. Kur shkojmë atje po bënin shkarkimet. Gati dy orë. Morëm policinë 129 dhe na thanë flisni me këtë, i morëm të gjithë me rradhë pastaj.
Nga spitali i Fierit, një prej banorëve tregon se shkarkimet zgjatën për më shumë se gjysmë ore duke mbuluar me gaz zonën.
Banori: Morëm ambulancën pastaj se çunat nuk ndiheshin mirë, u bllokuan nga koka. Erdhën dy ambulanca që na morën.
Banorët e Zharrëzës thonë se prej disa ditësh në zonë janë derdhur gjatë natës mbetje të naftës bruto, e cila sipas tyre po u krijon pasoja shëndetësore.
Ata e kanë denoncuar fenomenin deri në instancat më të larta, por thonë se masat nuk janë marrë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fier-6-banore-te-zharrzes-ne-spital-me-shenja-intoksikimi