Një konflikt i mëparshëm i vëllait të t" /> Një konflikt i mëparshëm i vëllait të t"/>

Ora News - Biznesmeni Zoga "pagoi" për konfliktin e të vëllait: Shteti të merret me këto banda!

Ora News Lajme 2018-09-19

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një konflikt i mëparshëm i vëllait të tij me disa persona të tjerë dyshohet të ketë qenë shkak i dhunimit të biznesmenit Andrea Zoga.

Të paktën këtë la të kuptohet ai në një pronocim për gazetarët nga spitali i Traumës në Tiranë ku po merr mjekim.

Andrea Zoga, pronari i rrjetit të Fast Food-eve Big Bite, tha se çështjen e ka çuar në prokurori dhe është mbyllur një muaj më parë për mungesë provash.

Zoga: Pa pasur asnjë lloj konflikti, debati. Vëllai ka konflikt me persona të tjera. Bëhet fjalë për një konflikt për pronën. Mbi këtë pronë është ndërtuar pallat dhe i vëllai ka detyrim ndaj këtyre personave. Jam kërcënuar dhe më parë. Çështjen e kam çuar në prokurori që nuk jam në dijeni dhe i përgjegjshëm për këtë çështje. Prokurori Julian Zonja e mbyll çështjen pa e hapur fare pasi nuk gjen prova.Sot një muaj pasi është mbyllur çështja të del një bandë që të masakron në mes të rrugës.

Mendoni se ka lidhje?

Zoga: Absolutisht po. Unë nuk kam konflikt tjetër.Kam 20 vjet në këtë shtet, 20 vjet me këtë biznes. Jam një nga sponsorat dhe mbështetësit e Ambasadës amerikane, jam anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

6 persona dhunuan biznesmenin poshtë kamerave të bankës

Teksa rrëfen ngjarjen, ai thotë se kanë qenë 6 persona që e kanë dhunuar në mënyrë barbare.

Zoga: Dallova vetëm dy persona me kapele që kishin ulur kokën dhe po drejtoheshin drejt meje për të mos i njohur. Njëri më godet nga mbrapa dhe tjetri nga para dhe më pas katër veta të tjerë dalin nga makina duke më goditur në mënyrën më makabre poshtë kameras së një banke. Kam bërë denoncimin në polici, tek kryeministri.Kërkoj që drejtësia të shkojë në vend, kërkoj nga prokuroria të marrë masa në mënyrë të menjëhershme për këto banda.

Biznesmeni tregon se ishte kërcënuar dhe më parë

Zoga: Kur më kanë ardhur në subjektin tim para Ambasadës amerikane dhe më kanë kërkuar të proncohem për këtë problem, jam shprehur se nuk jam në dijeni, nuk flas më vëllain prej vitesh, nuk kam asnjë të dhënë. Ju lutem më lini rehat, ju thashë. Herën e parë më kërcënuan me jetë dhe familjen time, kurse këtë rradhë e bënë realitet. Vëllai është jashtë prej muajsh, nuk e di fare ku është. Nuk kam marrëdhënie, nuk kam kontakte.

Nëse prokuroria mbyll çështjen, si do veproni?

Zoga: Do largohem jashtë vendit si gjithë shqiptarët, të siguroj familjen time dhe jetën time.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/biznesmeni-zoga-pagoi-konfliktin-e-te-vellait-bandat-me-masakruan-ne-mes-te-rruges

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS