Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pronari i një lokali është përfshirë në një sherr me një person ende të paidentifikuar në rrugën "Shefqet Musaraj" në Tiranë. Gjatë konfliktit ka pasur dhe të shtëna me armë.
Ngjarja u shënua rreth orës 21:10 minuta të 17 shtatorit.
Sipas policisë "L.L, 35 vjeç për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri"
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Eshte shoqëruar në komisariat pronari i lokalit L.L dhe po punohet per identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit tjetër të përfshirë në konflikt.
Fillimisht një telefonate bere ne komisariat njoftoi policinë se ka ndodhur një plagosje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-njoftohet-nje-te-plagosur-me-arme-zjarri