Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shpërthim ekspozivi u regjistrua në orët e para të së dielës në qytetin e Pogradecit!
Një sasi e vogël lënde plasëse u hodh brenda oborrit të banesës së biznesmenit Bajram Fejzullahu.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 të qytetit.
Për shkak të orarit dhe distancës nga banesa, shpërthimi nuk shkaktoi as të lënduar as dëme të konsiderueshme brenda banesës!
Bajram Fejzullahu, njihet për disa biznese në qarkun juglindor të Korçës, dhe është pronar i një televizioni lokal në Pogradec!
Gjatë dëshmisë së parë në Polici pas ngjarjes, ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person, ndaj ka theksuar se nuk është në gjendje të drejtojë gishtin e akuzës tek askush si i dyshuar!
Në këto kushte, edhe policia e Pogradecit duket se për momentin është pa një pistë kryesore hetimi.
Zyrtarisht, Policia thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në funksion të zbardhjes së ngjarjes pritet të përdoren kamerat e sigurisë së banesave dhe institucioneve në zonë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pogradec-tritol-ne-banesen-e-nje-60-vjecari