Report Tv-Ligji i ri/ Si ndryshojnë shërbimet në gjendjen civile, gjoba që ‘ngrin’

Report TV 2018-09-16

Views 1

Qeveria ka vendosur pezullimin e gjobave për qytetarët që nuk kanë deklaruar dhe nuk do të deklarojnë ndryshimin e vendbanimit. Ndryshimet në ligjin për gjendjen civile, të depozituara për miratim në Kuvend, parashikojnë pezullimin e gjobave për gjashtë muaj nga momenti i hyrjes në fuqi. Në vitin 2016, parlamenti miratoi disa ndryshime në ligjin për gjendjen civile, të cilat parashikon dënimin me gjobë me gjobë, në masën 10 000 lekë, dhe me pezullim të shërbimit deri në vjeljen e gjobës, të cilën e vendos dhe e vjel nëpunësi i gjendjes civile, për shtetasit që nuk deklaronin ndryshimin e vendbanimit.

Ligji parashikon që në rast ndryshimi të vendbanimit, apo kur një banesë nuk përdoret më për përdorim vetjak apo të familjes, ky ndryshim deklarohet në zyrën e gjendjes civile. Regjistrimi fillestar i vendbanimit apo ndryshimi i tij bëhet jo më vonë se 30 ditë nga ardhja në këtë vendbanim. I njëjti afat zbatohet edhe për deklarimin e banesave që nuk kanë statusin e vendbanimit. Qeveria propozon pezullimin e dënimit me gjobë për gjashtë muaj, për t?u dhënë një mundësi qytetarëve, sidomos atyre që jetojnë jashtë vendit. ?Në nenin 11, të projektligjit, është parashikuar një dispozitë kalimtare, me qëllim pezullimin e masës së gjobës për një periudhë prej 6 muajsh, e cila, aktualisht, aplikohet ndaj shtetasve që nuk deklarojnë ndryshimin e vendbanimit, brenda afateve ligjore.

Vlera e gjobës, e cila u rrit ndjeshëm me ndryshimet ligjore të ligjit për gjendjen civile, në vitin 2016, nuk solli efektet e pritshme në ndërgjegjësimin e shtetasve për deklarimin e ndryshimit të vendbanimit. Pezullimi për gjashtë muaj i aplikimit të kësaj mase administrative konsiderohet një mundësi, shtysë tjetër për ndërgjegjësimin e atyre shtetasve që nuk kanë deklaruar vendbanimin aktual, përmendim këtu shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilët nuk kanë pasur informacionin e duhur për detyrimin ligjor të deklarimit të vendbanimit?, thuhet në relacionin shpjegues.

Rregulli i ri

Qytetarët shqiptarë nuk mund të marrin më një shërbim në zyrat e gjendjes civile jashtë territorit ku kanë vendbanimin. Në nenin 9 të projektligjit, është parashikuar një shtesë dhe një ndryshim në nenin 69, të ligjit. Në shkronjën ?a?, është propozuar të shtohet paragrafi ?dhe ofrojnë shërbimin e gjendjes civile për shtetas që kanë vendbanimin brenda juridiksionit territorial të tyre;?, me qëllim që të përcaktohet qartë se shtetasit e marrin shërbimin nga zyra e gjendjes civile ku janë regjistruar, pra ku realizohet lidhja e tyre me territorin. Në përmbajtje të dispozitave aktuale ky koncept nuk rezulton të jetë i shprehur qartë në ligj. Ky parashikim duket se bëhet me qëllim për të nxitur qytetarët që të deklarojnë ndryshimin e vendbanimit si dhe vendbanimin real.

Për emigrantët

Projektligji parashikon që emigrantët mund të marrin vetë shërbime në gjendjet civile të vende të huaja, duke shmangur Ministrinë e Jashtme. Konkretisht në nenin 2 të p...

Share This Video


Download

  
Report form