Policia e Vlorës me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së së Fierit kanë mundur të arrestojnë një 51-vjeçar nga Vlora, i cili e kishte kthyer magazinën e banesës së tij në një depo armësh e municionesh, por edhe të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit 'Maskimi', u arrestua Gjergji Petani, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen ?15 Tetori?, Vlorë.Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale në banesën e tij:
? Një pistoletë e llojit ?Zastava? me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë
? 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol
? Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)
? Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".