Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia ka zbuluar në banesën e një vlonjati tritol, pistoletë, granatë e lëndë narkotike.
Në pranga ka rënë Gjergji Petani, banues në lagjen ?15 Tetori?.
Gjatë operacionit të koduar "Maskimi", policia zbuloi në magazinën e katit të parë të banesës së 51-vjeçarit:
? Një pistoletë e llojit ?Zastava? me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë
? 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol
? Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)
? Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vlore-51-vjecarit-i-gjenden-ne-banese-pistolete-tritol-e-droge