Deklarata e fortë e Stresit: Kam kaluar në Mal të Zi me pasaportën e mikut tim

RTV KLAN 2018-09-14

Views 18

Telashet për këngëtarin Arkimed Lushaj apo siç njihet nga të gjithë me emrin e artit "Stresi" duket se nuk kanë të sosur.
Vetëm disa javë më parë ai është shpallur sërish në kërkim nga policia pas gjetjes së një arme në lagjen e tij.
I ftuar sot në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan reperi tregoi se gjatë periudhës që ka qenë në kërkim nga policia shqiptare ka kaluar kufijtë me pasaporta dhe patenta të miqve të tij.
?Unë kam kaluar në Mal të Zi me pashaportën e mikut tim Admir Shehu e kam shok të ngushtë, ai jeton në Hollandë dhe policia nuk e ka kuptuar. Kam kaluar në Han të Hotit, në Mal të Zi për punët e mia. Këta janë shumë mbrapa. Kur je në kërkim për çështje të vogla policia nuk të vihet pas. Por po re në dorë të tyre të ndalojnë po nuk i re vazhdon i qetë?, tha Stresi.
Ai po ashtu tregoi detaje rreth ngjarjes teksa theksoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se arma e gjetur nuk ishte e tij.
?Policia erdhi poshtë pallatit tim dhe arrestoi dy shokët e mi. Policët janë shumë budallenj. Pistoletën e gjetën por ishte si armë jetime. Pistoleta u gjend pranë gjimnazit e fshehur në një shkurre. Ato arrestuan dy shokët e mi të lagjes dhe unë isha i lirë.
Ne ishim 10 çuna aty, policia kontrolloi gjithandej dhe gjetën një armë. Ishin shumë policë, ora ishte rreth 7 pasdite. Ne e marim vesh gjithmonë para se policia të vijë sepse kemi shokë brenda policisë. Unë isha i dyshuar për armën. Unë atë natë u nisa në Gjirokastër sepse kisha koncert të nesërmen. Më nisën në Ëhatsaap faksin që ishin njoftuar të gjitha policitë e qyteteve që unë isha në kërkim. Pas Gjirokastrës unë shkova në Sarandë dhe isha komplet i lirë dhe policia nuk e bëri lidhjen e emrit të artit dhe emrit tim të vërtetë.
Ka patur raste që unë kam kaluar me pasaportë tjetër dhe me patentë tjetër dhe policia nuk e ka kuptuar, se ka vënë re që jam unë. Unë e shikoj robin nëse shikon televizor apo ka të bëjë me muzikën dhe e provoj zarin.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Korrik, unë isha në kërkim dhe dy shokët e mi dolën nga burgu pasi u bë ekspertiza?, tha këngëtari.
Ai shtoi se pas kësaj historie ishte frymëzuar për këngën e tij më të re ?Gun Shot?.

Share This Video


Download

  
Report form