Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e ftuar në "Ekonpolitikë" nga Besar Kadia, tha se një sërë barnash të sëmundjeve të rënda mungojnë në QSUT.
Pampuri: Denoncova pak ditë më parë mungesën e faktorëve. QSTU e përgënjeshtroi. Unë kam mesazhe të pacientëve që thonë se ka "Faktor", ose jepen të përgjysmuara. Unë denoncova mungesën e Herceptinës. QSTU e mohoi, por situata është tjetër. Herceptina jepet në doza shumë të vogla. Nuk ka për të gjithë pacientët. Është kimio-preparati Tarceva. Në qoftë se shkoni në farmacinë e QSUT-së, ky kimio-preparat që përdoret për pacientët me kancerin e mushkërive mungon. Një pacient që duhet të bëjë këtë kimio-terapi duhet të presë me kohë të gjata. Qeveria erdhi me një premtim të madh që ishte i pambajtshëm për vendet e zhvilluara.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pampuri-ne-qsut-mungon-ilaci-kunder-kancerit-te-mushkerive