Ora News - Kush janë të kërkuarit e Lushnjes: Orges Bilbili dhe Leart Haxhiu

Ora News Lajme 2018-09-14

Views 20

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy personat që po kërkohen nga forcat special në lushnje janë Orges Bilbili dhe Leart Haxhiu, të dy personazhe të njohur me precedentw penalë në këtë zonë. Veç akuzave për krime të mëparshme, këta dy persona akuzohen edhe për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

Lushnje- Prej muajsh policia e Lushnjes është vënë në ndjekje të dy shumëkërkuarve Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili të cilët akuzohen se janë përfshirë ne vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge si dhe autorë te masakrës së ndodhur ne 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Haxhiu është akuzuar dhe si autor i vrasjes së 29 vjeçarit Gerti Lala.

Ngjarja ku i riu që njihej me nofkën ?Iriqi? mbeti i vrarë, ndodhi më 8 korrik të vitit 2010.

Për këtë krim, Laert Haxhiu u dënua me 32 vjet burg, por me vendim të Gjykatës së Apelit ai u lirua pas tri vitesh. Lirimi i tij u argumentua me mungesën e provave.

Pasi doli nga burgu në fund të 2014-s, ai u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 në Durrës, për trafik heroine, gjatë operacionit të koduar ?Smart?, ku u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg heroinë.

Gjatë operacionit për arrestimin e tij, Laert Haxhiu tentoi të arratisej dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/Kush%20jan%C3%AB%20t%C3%AB%20k%C3%ABrkuarit%20e%20Lushnjes:%20Orges%20Bilbili%20dhe%20Leart%20Haxhiu

Share This Video


Download

  
Report form