Kurs per kualifikimin e te papuneve

RTV KLAN 2018-09-14

Views 4

Shërbimi Kombëtar i Punësimit do të nisë së shpejti një projekt për rikualifikimin e të gjithë personave që janë të regjistruar si të papunë në zyrat e punës për të marrë aftësim profesional në 12 sektorë të ndryshëm.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se trajnimet do të zgjatin 1 vit dhe të gjitha pagesat do të bëhen nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

Pjesë e kësaj skeme do të jenë edhe personat e familjeve me ndihmë ekonomike që kanë pjesëtarë në moshë pune aktive. Kreu i Financave tha se trajnimet do të sjellin kualifikim real të forcave të punës dhe jo letra certifikatash që do të mbeten në sirtar.

Numërohet që pas 1 viti trajnimit do t?i jenë nënshtruar 76 mijë persona. Projekti i rikualifikimit pritet të ulë nivelin e papunësisë. Për 6 mujorin e parë të këtij viti papunësia zbriti në 12.4%.

Share This Video


Download

  
Report form