Ora News - Dhunohet fëmija autik? Babai i 12-vjeçarit akuza qendrës rezidenciale në Berat

Ora News Lajme 2018-09-13

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prindërit e një 12 vjeçari me çrregullime të spektrit autik denoncuan dhunimin e djalit në qendrën rezidenciale "Unë jam si ju" në Berat. Për këtë dyshim ata kanë bërë padi penale dhe çështja tashme është nën hetim nga prokuroria. Pas këtij hapi, babai i 12 vjeçarit ngriti akuza publike se aty dhunohen të gjithë fëmijët. Por drejtuesja e Qendrës thotë se 12 vjeçari nuk është dhunuar por është i dhunshëm.

Një fëmijë 12 vjeç, me çrregullime të spektrit autik, dyshohet se është dhunuar brenda qendrës rezidenciale ?Unë jam si ju? në Berat.

I mituri e frekuentonte këtë qendër prej rreth tre muajsh.

Familja fillimisht e denoncoi rastin në polici e më pas doli publikisht, duke publikuar si prova disa foto të fëmijës me shenja dhune dhe një videoregjistrim.

Fortunato Boçi: E kishin dhunuar, e kishin kafshuar, çfarë nuk i kishin bërë djalit. Djalit i merreshin mendtë, i kishyte rënë të fikët, e kishin në krevat shtrirë.

Fortunato Boçi, babai i 12 vjeçarit, thotë se i biri është dhunuar e keqtrajtuar aty dhe për këtë bën përgjegjëse drejtuesen e qendrës.

Fortunato Boçi: Kërkoj që Drejtoresha të vihet para përgjegjësisë për këto shkatërrime që i bëri djalit tim nga ana fizike, psikologjike dhe mendore. Djali mua më trembet tani rrugës, kthen kokën se mos e godet njeri, trembet natën në gjumë, që këto djali im nuk i ka pasur.

Teksa tregon historinë e të birit që sipas tij për pasojë të tronditjes është përkeqësuar, ngre dyshimin se në qendrën rezidenciale "Unë jam si ju" të Beratit dhunohen edhe fëmijët e tjerë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dhunohet-femija-autik-babai-i-12-vjecarit-akuza-qendres-rezidenciale-ne-berat

Share This Video


Download

  
Report form