Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në prag të vitit të ri shkollor, policia bashkiake konfirmon se nuk do të lejohen tregtarët ambulantë pranë institucioneve arsimore për shkak se produktet e tyre mund të jenë të pakontrolluara dhe cënojnë sigurinë shëndetësore të fëmijëve. Policia bashkiake është angazhuar të mos lejojë furnizimin e marketeve pranë shkollave në oraret 7-9, me qëllim lehtësim të trafikut në orët e mëngjesit.
Policia Bashkiake do të angazhohet me të gjitha kapacitetet dhe burimet njerëzore për nisjen dhe mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor më 17 shtator.
Përmes një plani masash, mbi 80 efektivë të policisë bashkiake do të angazhohen në disa drejtime në kryeqytet.
Së pari, nuk do të ketë tregtarë ambulantë pranë shkollave të cilët mund të tregëtojnë produkte që mund të jetë i pakontrolluar apo mund të sjell pasoja në shëndëtin e fëmijëve.
Drejtori i policisë bashkiake, Ermal Kapllani, tha se kontrollet në këtë drejtim do të jenë intensive.
Ermal Kapllani: Në institucionet shkollore ne do të kemi shërbime të vazhdueshme për të ndalur apo për të shmangur persona fizikë që mund të afrohen dhe të ofrojnë ushqime apo shërbime të pakontrolluara. Tregtarët ambulantë nuk do të lejohen të afrohen në afërsi të shkollave dhe tu ofrojnë produktet e tyre të pa kontrolluara nxënësve të shkollave gjatë oreve të pikut, gjatë orareve të pushimit apo pas mbarimit të shkollës.
I pandryshuar është urdhri i kryetari të bashkisë, Erion Veliaj, për subjektet që furnizojnë marketet pranë objekteve arsimore.
Nga ora 7 deri në orën 9 të mëngjesit, nuk do të lejohet qëndimi i furgonëve pranë subjekteve tregtare, pasi bllokohet trafiku.
Ermal Kapllani: Me një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe me qarkullimin rrugor dhe me policinëe shtetit do të jetë zbatimi i urdhrit të kryetarit të bashkisë për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të transportit gjatë pikut të orarit të trafikut, 7-9. Nuk do të lejohen apo nëse do të konstatohen do të ndëshklohen me forcën e ligjit të gjithë ata drejtues mjetesh që do të shkelin urdhrin e kryetarit të bashkisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/masat-vitin-e-ri-shkollor-nuk-do-lejohen-ambulantet-ne-shkolla-kufizim-furgoneve