http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të opozitës në Durrës, Lulzim Basha u ndal gjatë edhe tek vetting për politikanët, një nisëm të cilën ai e konsideroi nje ekskluzivitet të PD.
Basha pohoi se ky proces do të bëhet me patjeter pasi ka mbështetjen e gjerë të qytetarëve.
Por pasi I bëri thirrjes Ramës të mos bëjë manovra për ta sulmuar këtë nisëm të opozitës, Basha sulmoi edhe kryetarin e kuvendit Gramoz Ruci.
Sipas liderit të opozitës, ndonëse pr/ligji është depozituar prej ditësh në kuvend, ai nuk ishte publikuar në faqen zyrtare të kuvendit duke akuzuar për këtë gjë Rucin I cili sipas tij nuk po zbatonte rregullorën duke penguar publikimin në faqe te nismes së PD për vettingun në politikë.
Por ende pa mbaruar mirë fjalën Lulzim Basha, kuvendi I Shqipërisë në prag të nisjes së seancës së sotme parlamentare ka publikuar na faqen e vet zyrtare projektligjin e depozituar nga deputete të PD në lidhje me disa amendamente kushtetuese per vettingun qe perfshin vleresimin e lidhjeve me krimin e organizuar te zyrtareve te larte shteterore i depozituar më 7 shtator në kuvend.