Ora News - Basha paralajmëron: Nga nesër, fakte tronditëse mbi lojrat e fatit

Ora News Lajme 2018-09-13

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të grupeve parlamentare opozitare në Durrës, kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëroi se nga nesër do të publikohen fakte që ai i quan tronditëse, për ndikimin e ministrave duke i lënë lojrat e fatit nën kontroll të kriminelëve. Deklarata e Bashës erdhi në momentin kur parlamanti rrëzoi dekretin e presidentit për ligjin e tatimit mbi të ardhurat.

Basha: Sot Kuvendi, foleja e krimit do të hedhë poshtë dekretin e presidentit që kthen pas një nga aktet më korruptive të Edi Ramës, ligjin fiskal për lojrat e fatit. 23% paguajnë bizneset e ndershme nga taska progresive, frymëmarrëse dhe i detyron të mbyllin dyert 45 biznese në ditë. Por për lojrat e fatit taksa e ulët 15%. Ju kujtohet si erdhën me tam tame të mëdha dhe thanë do të mbyllim lojrat e fatit. Shikni shifrat, kanë shkuar nga 928 në 4200 pika për lojra fati. Pse?! Përgjigjia është e thjeshtë. Pyesni Agron Xhafën, pyesni Olsi Ramën dhe nëse nuk i gjeni dot, pyesni vëllezërit e tyre, kryeministrin e Shqipërisë dhe ministrin e Brendshëm. Duke nisur që nesër PD do të publikojë fakte tronditëse, që tregojnë sesi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të ndihmuar bandat e krimit të organizuar për të shtënë në dorë lojrat e fatit dhe për ti përdorur ato për aktivitetin kriminal, që nuk është më mbjellja e kanabist, ndonëse vazhdon. Por është pastrimi i parave të pista të kokainës, heroinës dhe aferave korruptive të Ramës dhe bandës së hajdutëve të tij në qeveri.

Duke folur për vettingun në politikë, Basha tha se kryeministri Edi Rama nuk e do këtë, por garantoi se ai do të miratohet dhe asnje politikan me lidhje kriminale apo i korrputar nuk do të shpëtojë.

Basha: Ju e doni vettingun politik, ju e mbështesni vettingun politik, vettingu në politikë do të bëhet! Fatmir Xhafa, Taulant Balla, Jurges Çyrbja, Edi Rama dhe kushdo tjetër që është i lidhur me krimin, do të marrë atë që meriton. Një gjysëm dyzine deputetësh, kryebashkiakë si Rroshi me shokë, janë sot jashtë politikës. Atyre do t?ju bashkohen edhe politikanët e lidhur me krimin. Vettingu në politikë nuk e përjashton hetimin nga drejtësia. Ai është një proces paralel me hetimin nga drejtësia.

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA dhe qëllimi i vizitës sipas kreut të opozitës është ky:

Basha: Zhduket pesë ditë në Nju Jork. Pse? Që të bëjë gati një tjetër vjedhje me ligj, të vjedhë territorin e konsullatës shqiptare në Nju Jork për të ndërtuar atje një grataçelë me miqtë e tij dhe për të marrë pjesën e tij nga kjo pronë publike e shtetit shqiptar.

Ndërkohë Basha iu përgjigj pozitivisht, kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, për të bashkëpunuar në opozitë. Ai tha se e mirëpret këtë kërkesë bazuar mbi parimet dhe objektivat që opozita ka shpallur, për të çliruar vendin nga bashkëqeverisja me krimin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-paralajmeron-publikimin-e-fakteve-tronditese-te-lidhjes-se-qever...

Share This Video


Download

  
Report form