Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm në një ceremoni dhurimi gjaku nga personazhe të njohur në vend nga arti dhe gazetaria. Gjatë fjalës së tij, presidenti Meta nxiti dhurimin e gjakut si një akt human, ndërsa theksoi se shqiptarët katakterizohen historikisht nga solidariteti.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në një seancë të dhurimit të gjakut nga artistë, gazetarë e figura të shquara publike, të organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ?Aleanca për Dhurimin e Gjakut?.
Meta vlerësoi vendimin e personaliteteve që iu bashkuan me vullnetarizëm kauzës jashtëzakonisht humane të dhurimit të gjakut.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fushata-e-dhurimit-te-gjakut-kreu-i-shtetit-vlereson-aktin-e-artisteve-e-gazetareve