Ora News - Mazhoranca hap garën për Teatrin e Ri, opozita kundër shembjes së godinës

Ora News Lajme 2018-09-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas letrës së KE-së, mazhoranca ka hapur garën për ndërtimin e Teatrit të Ri në kryeqytet, por nuk hequr dorë nga shembja e godinës aktuale. Mazhoranca u shpreh se do të amendojë dekretin e presidentit Meta, duke bërë të mundur që për ndërtimin e Teatrit të ketë një garë të hapur. Por për PD-në kjo garë është vetëm fasadë, pasi në fund dihet kush do ta fitojë konkursin.

"Duam ti japim Tiranës në këto momente një Teatër të ri, dinjitoz dhe modern". Mazhoranca vijon të mbajë qëndrim të palëkundur për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe në rrënojat e saj do të ndërtohet Teatri i ri sipas të gjitha kushteve bashkohore.

Por një reflektim vërehet në qëndrimin e mazhorancës pas letres së KE për ligjin e Teatrit, e cila kërkoi garë të hapur.

Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi, pranoi që mazhoranca u përfshi në zallamahinë e komenteve dhe nuk e trajtoi këtë çështje me seriozitetin e duhur që në fillim, prandaj ai bëri thirrje publike që gara është e hapur për këdo.

Eduard Shalsi: Po kristalizojmë idenë që ta përmirësojmë ligjin. Dekreti ka shumë pika për të cilën nuk biem dakord. Një pikë e cila ne mendojm që që ta përmirësojmë është që mos jetë një subjekt, por të kemi një thirrje të hapur për cilindo subjekt të interesuar për ta zhvilluar si projekt. Ajo që ne po gjykojmë si një mundësi për ta përmirësuar ligjin është fakti që ne ti japim mundësi çdo subjekti që ka një ide për të zhvilluar nga pikëpamja urbanistike të gjithë atë pjesë që është edhe TK, pra të mos pengojmë asnjë të interesuar të paraqesë një ide. Ajo që po bëjmë është se po reflektojmë dhe nëse ka një argument që duam ta marrin në konsideratë është ky, që mos kemi një subjekt, por të kemi disa subjekte për të marrë pjesë me një projekt për zhvillimin e zonës urbane.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reflektim-ligjin-e-teatrit-shalsi-thirrje-cdo-subjekti-te-zhvilluar-projektin

Share This Video


Download

  
Report form