Ora News - RENEA dhe FNSH aksion në Nikël, 6 të shoqëruar. Kontrolle në banesën e Durim Bamit

Ora News Lajme 2018-09-12

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forcat speciale RENEA, FNSH dhe policia e rendit po zhvillojnë një operacion në fshatin Nikël të Krujës, ku prej orëve të mëngjesit po kryejnë kontrolle në banesat e disa personave të dyshuar për veprimtari kriminale.

Deri tani janë shoqëruar gjashtë persona me precedent penalë mes të cilëve tre anëtarë të fisit Haka. Tre personat e tjerë të shoqëruar mësohet se janë me precedentë penalë dhe janë marrë për verifikim pas bastitjes që policia ka bërë në banesën e Durim Bamit. Operacioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit të së mërkurës dhe në krye të forcave speciale të Policisë së Shtetit dhe FNSH mësohet se qëndron drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu.

Forcat speciale kanë hyrë në fshat me autoblinda, ndërsa mësohet se në tarracat e ndërtesave janë vendosur snajpera për të parandaluar ndonjë reagim nga personat e kërkuar nga policia të cilët dyshohet se janë të armatosur.

Kjo zonë është problematike, pasi kanë ndodhur disa ngjarje kriminale. Vetë strukturat e policisë së shtetit do të dalin në një deklaratë në orët në vijim për aksionin dhe rezultatet. Nikla ka qenë arenë e disa ngjarjeve të bujshme, mes të cilave edhe rrëmbimi i Enver Stafukës, i akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.

Disa ditë më parë, forcat e policisë ishin në një aksion në Shkodër pas vrasjeve dhe situatës kriminale atje! Gjatë aksionit u arrestuan katër persona, u sekuestruan armë, para, makina të blinduara dhe materiale të tjera.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/renea-dhe-fnsh-rrethojne-fshatin-nikel-aksion-kapjen-e-personave-ne-kerkim

Share This Video


Download

  
Report form