Përgatitjet për të filluar shkollën kanë filluar dhe po vazhdojnë çdo ditë. Janë prindrit e fëmijëve që shkojnë për herë të parë në shkollë ata që kanë më tepër emocione dhe stres për aksesorët e nevojshëm. Sot ne kemi shkuar në një kancelari të madhe dhe në një tjetër në lagje, për të parë nga afër se sa kushton çanta dhe të gjithë aksesorët e tjerë të nevojshëm për në shkollë. Gjithashtu fëmijët e vegjël duhet të marrin ushqim me vete, por cila është mënyra e duhur dhe sa i rëndësishëm është ushqimi me vete për fëmijët e klasës së parë. Informacione dhe këshilla i ndan me ne nutricionistja Anila Kalleshi.
http://top-channel.tv/programe/neshtepinetone/