Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të ardhurat nga emigrantët në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme në tre muajt e fundit.
Madje sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë prurjet e valutës në vendin tonë prej tyre kanë arritur në nivelin e vitit 2013.
Nga muaji prill deri në qershor, remitancat shkuan në rreth 182 milionë euro, me rritje prej 12% krahasuar me mesataren e vitit të shkuar.
Duket se tejkalimi i krizës në Eurozonë ka bërë që emigrantët tu rikthehen ndihmave për familjet e tyre.
Por po ashtu efekt pozitiv po jep dhe numri i lartë i shqiptarëve që po largohen nga vendi duke emigruar në Gjermani por dhe në shtete të tjera të BE apo SHBA dhe Kanada.
Po ashtu tre mujorin e dytë të këtij viti është regjistruar një fluks më i lartë i turistëve por dhe i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/euro-kunder-varferise-rriten-te-ardhurat-e-emigrateve-familjet-ne-shqiperi