Ora News - Kush do të jetë studenti fatlum? Vetëm një vend i lirë tek Mjekësia

Ora News Lajme 2018-09-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mjekësia mbetet një ndër Universitetet më të preferuar në Shqipëri dhe të thith studentë me mesatare të lartë. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Dr. Arben Gjata tha se në degën e mjekësisë ka mbetur vetëm një kuotë e lire, në të njëjtën statistikë është dhe stomatologjia.

Mjekësia vijon të jetë universiteti më i kërkuar në Shqipëri dhe në mbyllje të regjistrimeve ka mbetur vetëm një numër minimal kuotash të lira për fazën e ardhshme, atë të formularit A3.

Për rektorin e mjekësisë, Dr. Arben Gjata, procesi ka ecur qetësisht.
Gjata: Deri tani procesi i regjistrimit tek ne ka kaluar pa probleme, kemi vetëm një vend të lirë në Mjekësi, 7 kuota janë ende të lira në Farmaci, 13 kuota në Shëndet Publik, 1 kuotë të Stomatologji.

Edhe për Shkencat Mjekësore Teknike kanë mbetur kuotat të limituara, për Infermieri kanë mbetur 21 kuota të lira.
Gjata: Në Infermieri kanë mbetur vetëm 21 kuota për fazat e tjera bosh nga 240, Mamitë kanë mbetur vetëm 6 kuota bosh, Imazheri 19 kuota, Teknik Laboratori janë 20 e ca kuota bosh dhe Lokopedi janë 12 kuota bosh.
Kërkesa ka patur për dy degë të reja, atë të higjeno-sanitar dentar dhe teknik dentar.
Gjata: Dy programet e reja të studimit që janë hapur pranë Fakultetit të Stomatologjisë, të sëmundjeve dentare që ishte higjenisti dhe tekniku dentar, nga 60 kuota janë realizuar 51 regjistrime dhe për teknik dentar nga 60 kuota janë 40 regjistrime. Megjithëse janë degë të reja dhe ne morëm aprovimin në momentet e fundit u përpoqëm të bënim një farë promovimi të këtyre dy degëve dhe si duket ka pasur efekt në publik sepse ka pasur edhe aty regjistrime.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kush-do-te-jete-studenti-fatlum-vetem-nje-vend-i-lire-tek-mjekesia

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS