Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zëri i Inva Mulës ishte përzgjedhur për finalen e edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar ?Belcanto Dolcinio mbajtur për tre nëtë në kalanë e Ulqinit në Mal të Zi.
Tingujt e pianos së virtuozit Genc Tukiçi e shoqëruan për dy orë sopranon me famë ndërkombëtare.
Rreth 300 dashamirës të muzikës klasike duartrokiten pa fund divën e operas shqiptare, e cila interpretoi për ta, nga të famshmet napoletane, tek ariet e bukura Shkodrane, apo këngët kushtuar arbëresheve dhe atdheut.
Sepse siç tha vetë Mula, ariet e Shkodres janë një patentë identitare me të cilën prezantohet në skenat e botës.
Emocionet që përjetuan ishin të shumta, pasi për herë të parë interpretuan përpara spektatorit të Ulqinit.
Inva Mula: "Është një nga mbrëmjet më të bukura. Isha për herë të parë në Ulqin."
Sopranoja Mula dhe pianisti Tukiçi premtuan për mikrofonin e Ora Neës rikthim në këtë qytet dhe më shumë mbrëmje të tilla për shqiptarët.
Inva Mula: "Kam dëshirën dhe shpresën e madhe që do të ketë aktivitete në ardhmen që të jenë me orkestër, të ndaj repertore dhe me këngëtarë të tjerë."
Genc Tukiçi: "Më mirë sesa kur vjen në shtëpi dhe luan për njerëzit e tu, është emocion shumë i veçantë, nuk përshkruhet dot me fjalë."
Edhe organizatorët e fondacionit kulturor Amerikano-Shqiptar në Neë York, janë të kënaqur nga kjo mbyllje siç e quajnë ato, dinjitoze të ketij festivali që synon të kthehet në traditë.
Cafo Boga: "Kjo natë do të mbesë në zemrat e të gjithë pjesëmarrësve dhe do të kujtohet për vite me rradhë."
Munib Abazi: "Ishte nder shumë i madh për qytetin."
Në fund kryetari i komunës Loro Ndrekiq, bashkë me falenderimet, artistëve ju rezervoi dhuratat simbolike që do t?i kujtojnë Ulqinin turistik dhe historik.
Festivali Ndërkombëtar ?Belcanto Dolcinio? i ka fillesat në vitin 2016 me synimin për të çuar tingujt e muzikës klasike në qytetin bregdetar në Malin e Zi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/inva-mula-magjeps-ulqinin-sopranoja-ne-finalen-e-belcanto-dolcinio