Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në brigjet e liqenit të Shkodrës ashtu si në 5 vitet e shkuara, u zhvillua këtë fillim shtatori ?Triathlon labeat?, një kompeticion tre garësh në not, ciklizëm dhe vrapim.
Bashkia e qytetit dhe ?Albania Water Sport? e shtrinë hartën gjeografike të pjesëmarrësve, jo vetëm për nga moshat, por edhe vendet që ato vijnë.
Synimi i organizatorëve është promovimi turistik, sportiv e kulturor i Shkodrës, por në të njëjtën kohë ruajtja e një tradite të hershme që ky qytet ka patur me sportet ujore.
Voltana Ademi: "Shkodra e mbështet këtë aktivitet me qëllimin e mirë jo vetëm për të ushtruar sportet dhe për të promovuar si në tre garësh, i cili ka filluar në Shkodër dhe si i tillë vetë territori i jep të gjitha mundësitë për ta realizuar, por edhe për të promovuar Shkodër, liqenin e Shkodrës, një vend ku mund të ushtrohen sporte dhe aktivitete të tilla të cilat duam ti mbështesim në vijim."
Itinerari i garave ishtë ndarë: në not 750 metra me nisje nga qendra e Shirokes, çiklizëm 10 kilometra dhe vrapim 5 kilometra.
Për më të mirët në fund u ndanë çmimet, ndërsa aktiviteti lë takimin e tij për vitin e ardhshëm, si një mundësi kështu për të promovuar, por edhe angazhuar të rinjtë në të tilla sporte.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tre-gareshi-i-shkodres-not-ciklizem-dhe-vrapim-ne-triathlon-labeat