VLORË- Një denoncim vjen nga qyteti bregdetar, ku Lutfi Xhaferri, ka denoncuar në Report Tv djalin e tij si të zhdukur.
Xhaferri thotë se djali ka humbur që prej 3 muajsh. Djali është Albano Xhaferri. Babai apelon që policia ta gjejë.
Unë jam Lutfi Xhaferri. Djali kishte qenë në Belgjikë dhe u kthye. Kishte gati një muaj, i thashë ?Pse erdhe o djalë??. Më tha ?Erdha se më mori malli për fëmijët?. Nuk e gjeta më, se rrinte në shtëpi tjetër dhe vazhdonte punën e tij. Ke ndonjë problem me njeri e pyeta, jo më tha. Se di çfarë pune bënte në Belgjikë. Atë ditë ishte ditë e zakonshme, por se di kush e mori, që nxitoi dhe e mori ta çonte në shtëpi. Erdhi një djalë, një makinë. S?ka marrë as pasaportë, asgjë. Kjo ndodhi rreth orës 10:30, 11:00 e darkës. Thonë për njërin që e mori. Vajti gruaja, bëri denoncimin për 7-8 ditë.