Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pak minuta më vonë, në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, ka thënë se opozita është pro pastrimit të drejtësisë, politikës nga krimi, por ndryshe nga Vettingu per gyqtaret, prokuroret dhe policet, sipas propozimi te Basha ky proces nuk do përfshinte edhe familjarët e politikanëve.
Mënyra për pastrimin e politikës nga krimi është Vettingu. Opozita PD, është pro pastrimit të drejtësisë, politikës dhe ekonomisë nga krimi dhe korrupsioni, ligji për dekriminalizimi i nisur nga PD, miratimi i ligjit për SPAK dhe BKH janë dëshmi e qëndrimeve të qartë dhe të prera të PD. Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin kryeministri mos kete lidhje me krimin. Shteti ka rënë. Shqipëria qeveriset nga banditët dhe bosët e krimit të organizuar, duhet dhënë fund bashkëqeverisjes se Rames me krimin. Ligji është negociuar një herët.
Lulzim Basha, kryetar i PD-së