Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Infermieria edhe këtë vit ishte një ndër degët më të kërkuara nga maturantët. Por shumë prej atyre që e zgjodhën deshirojne që në përfundim të studimeve të largohen nga Shqipëria duke synuar tregjet e huaja.
Frenkli Sallaku do të nis në tetor studimet e larta në degën e infermierisë. Por zgjedhja nuk është e paqëllimtë. Ai shpreson që infermieria ti sigurojë mundësi punësimi në tregun europian.
"Mendoj që më e mira e mundshme është ta vazhdoj jashtë si profesion pasi pagesa është më e mirë andej"
Edhe Megi sytë i ka përtej Shqipërisë. Bashkë me zgjedhjen ajo ka bërë dhe llogaritë për kushte më të mira pune dhe jetese dhe në përfundim të studimeve synon punësimin jashtë kufijëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/infermieria-studentet-synojne-tregjet-e-huaja-europiane