Report Tv-Librat falas, por nuk siguron dot veshmbathjet, 10-vjeçari në kujdestarinë e gjyshes

Report TV 2018-09-06

Views 1

Xhevahir Haxhi, këtë vit shkollor do të jetë në klasën e pestë. Djaloshi 10 vjeçar i ndodhur në kushtet e vështirësisë ekonomike gjendet këto ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, pa sendet e nevojshme të një nxënësi, madje edhe pa veshmbathje.

Gjyshja e tij Mimoza, e cila që prej lindjes ka në kujdestari nipin kërkojnë që dikush ti ndimojë në mënyrë që Xhevahiri të ndjekë shkollën.

Sdi se ku të shkoj. Nuk di të gëzoj të paktën atë fëmijë, mirë unë u plaka, po ai?! Më vjen keq se pa baba është, nënën e ka të sëmurë. Për çdo gjë është në krahët e mia ai. Dua ta çoj në shkollë. Librat i ka pa lekë, por fletore, stilolapsa, çanta, as veshmbathje, nuk ka asnjë gjë. Po qe se nuk marin masa për këto gjëra, unë djalin nuk e çoj në shkollë.

Mimoza Tela, gjyshja e Xhevahirit
Thirrja e gjyshes 62-vjeçare për nipin e saj shkon përtej nevojës për bukë, ushqim apo edhe orendi shtëpiake. Kësaj here apeli i saj është vetëm për shkollimin e nipit.

Kush të ketë mundësi, të vejë dorën në zemër, që të më ndihmojë të paktën për nipin.

Mimoza Tela, gjyshja e Xhevahirit
Gjithashtu të njëjtin apel ka bërë edhe vetë i mituri, i cili ka kërkuar që të jetë si të gjithë fëmijët e tjerë.

Dua librat, fletoret veshmbathje, që të shkoj dhe unë në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë.

Xhevahir Haxhi, nxënës

Share This Video


Download

  
Report form