Report Tv-Gjirokastër/ Mësimi në shkolla me turne, shkak ngarkesa e madhe dhe mungesa e investimit

Report TV 2018-09-06

Views 2

Dy nga 14 institucione arsimore që egzistojnë Bashkinë e Gjirokastrës, kërkojnë ndërhyrje urgjente. Ngelet për t?u parë nëse shkollat ?Urani Rumbo? dhe ?Cajupi? do të jenë gati për të pritur nxënësit këtë vit të ri shkollor apo jo.

Për drejtorin e Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social në bashkinë e Gjirokastrës, Armand Mamani, veç këtyre dy shkollave 9-vjecare, pjesa tjetër e mbetur janë të gatshme për të startuar sezonin e ri arsimor për të pritur nxënësit.

Problem mbetet edhe gjimnazi ?Asim Zeneli? i cili është në gjendje shumë të amortizuar ç?ka do ta bëjë të vështirë aktivitetin e shkollës përgjatë semestrit të dytë.

Gjithë institucionet arsimore janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor. Ka probleme në disa pika, ndonjë lagështi që është krijuar për shkak të dëmtimeve. Dy-tre shkolla ku ka lagështirë nuk themi që nuk mund të zhvillohet procesi mësimor. Janë disa klasa në shkollën Çajupi dhe ku ka lagështirë, këto janë pikat që ne i mendojmë si emergjente. Qendra Kulturore e fëmijëve ka probleme me lagështirën.

Armand Mamani drejtori i Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social
Lëvizjet demografike të viteve të fundit dhe dyndja drejt qytetit po mbyll dita-ditës shkollat rurale përreth Gjirokastrës. Ndërsa dy shkollat dhe kopshti në lagjen ?18 Shtatori? në qytet po punojnë mbi kapacitetin. Mësimi prej vitesh zhvillohet me turne.

Gjithsej janë 5 shkolla në Gjirokastër të cilat kërkojnë ndërhyrje të përgjithëshme, por për munges fondesh edhe këtë vit to do të qëndrojnë në gjendjen ekzistuese.

Share This Video


Download

  
Report form