Report TV - Dosja e shkarkimit nga KPK: ‘Anëtari i Gjykatës së Lartë lidhje me Ben Qimen’

Report TV 2018-09-06

Views 11

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili mbikëqyr procesin e Vetingut, por që ka kompetencë edhe të kryejë hetime për veprimtarinë e zezë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka konstatuar se anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi ka ndikuar që shtetasi Arben Isufaj, i njohur ndryshe si ?Ben Qimja?, i forti i Fierit, të mos ekstradohet drejt Italisë, me akuzën e trafikimit të lëndës narkotike, e llojit kokainë. Konstatimet e vëzhguesve të ONM, pas një hetimi të thelluar në bashkëpunim me autoritete të huaja, reflektohen në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili ka marrë pjesë edhe në gjykimin e dosjeve të 21 Janarit dhe Gërdecit.

?Në bazë të informacionit të siguruar nga burime të besueshme konfidenciale të qeverive të huaja, Vëzhguesit Ndërkombëtarë kanë ofruar këtë gjetje në bazë të nenit 49.5 dhe nenit 49.10. të ligjit nr. 84/2016: Ka prova që tregojnë qartë se subjekti i rivlerësimit, z. Shkëlzen Selimi, është përfshirë në kontakte të papërshtatshme (neni 38.4 i ligjit nr. 84/2016) të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta, me një person, për llogari të shtetasit A. I., gjithashtu i njohur me..., i cili ishte i përfshirë në krimin e organizuar (siç përcaktohet në nenin 3.15. të ligjit nr. 84/2016). Në gjysmën e parë të vitit 2015, gjyqtari Selimi ka tentuar të ndërhyjë për llogari të shtetasit A. I., në mënyrë që të ndikonte rezultatin e çështjes në shqyrtim të tij përpara gjykatës shqiptare, mbi ekstradimin e tij në një shtet fqinj, për tu përballur me akuzat penale. Si rezultat i mundshëm i kësaj ndërhyrje nga ana e gjyqtarit Selimi, në korrik 2015 kërkesa për ekstradimin e shtetasit A. I., në shtetin fqinj u rrëzua dhe ai u la i lirë?, thuhet në raportin e ONM për KPK.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS