Report Tv-Vokshi: Arsimi në gjendje të rëndë, 133 mijë nxënës kanë braktisur shkollat

Report TV 2018-09-05

Views 1

Deputetja e PD-së Albana Vokshi në një deklaratë për shtyp ka reaguar në lidhje me situatën e shkollave në vend.

Vokshi është shprehur se 133 mijë nxënës kanë braktisur shkollën pasi familjet e tyre po largohen jashtë vendit dhe si pasojë shumë shkolla janë mbyllur.

Në vend të mashtrimit, duke përdorur klasat kolektive, Lindita Nikolla duhet t?u thotë shqiptarëve sa shkolla po mbyllen në të gjithë Shqipërinë për shkak të braktisjes së tyre nga 133 mijë nxënës gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Mbyllja e dhjetra shkollave në çdo bashki të Shqipërisë tregon agoninë në të cilën arsimi shqiptar ka rënë. Kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhte në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për klasa kolektive, por për shkolla mëmë që mbyllen: 16 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Lezhë janë këmbanë alarmi për të gjithë prindërit se situata është katastrofë.

Albana Vokshi, deputet e PD-së
DEKLARATA E PLOTË:

Edi Rama dhe Lindita Nikolla kanë kopjuar në mënyrë gjysmake programin e Partisë Demokratike për libra falas dhe studime pas shkolle, por nuk u thonë prindërve pse nuk e realizojnë të plotë zgjidhjen tonë për arsim cilësor dhe tekste falas për të gjithë nxënësit e arsimit nëntëvjeçar.

Duke kopjuar keq dhe më pas duke sulmuar opozitën, Edi Rama dhe Lindita Nikolla nuk i shpëtojnë dot përgjegjësisë për shkatërrimin e arsimit.

Dy përgjegjësit kryesorë për përkeqësimin e përvitshëm të gjendjes në shkolla dhe universitete nuk kanë thënë asnjë fjalë deri tani:

· për 133 mijë nxënës që kanë braktisur shkollën në 4 vitet e fundit

· për rritjen në 64 mijë të numrit të analfabetëve

· për mungesën totale të kushteve të mësimdhënien në gjysmën e shkollave të vendit

· për politizmin e sistemit arsimor, ku 1/4 e mësuesve nuk është i kualifikuar për të dhënë mësim.

Në vend të mashtrimit, duke përdorur klasat kolektive, Lindita Nikolla duhet t?u thotë shqiptarëve sa shkolla po mbyllen në të gjithë Shqipërinë për shkak të braktisjes së tyre nga 133 mijë nxënës gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Share This Video


Download

  
Report form