Shtyhet per te merkuren seanca e jashtezakonshme

RTV KLAN 2018-09-05

Views 0

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të shtrojë për votim asnjërën prej dy çështjeve për të cilën u mblodh seanca e jashtëzakonshme e të martës, grupin negociator për përcaktimin e kufirit me Serbinë të propozuar nga kryeministri Haradinaj dhe rezolutën që ndalon presidentin Thaçi të diskutojë për korrigjim kufijsh, propozuar nga opozita.

Pas diskutimeve 4 orëshe gjatë paradites, seanca u shty dhe deputetët nuk u bënë më bashkë për të rinisur punimet. Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli njoftoi shtyrjen e seancës për të hënën në orën 14:00, ndërsa shpjegoi edhe arsyet e shtyrjes, pavarësisht se në sallë ishte më shumë se gjysma e deputetëve.

?63 deputetë kanë qenë në sallë, bojkoti i opozitës, mungesa e gatishmërisë së opozitës që të jetë në sallë në mënyrën që të vazhdojmë, pastaj krijoi një situatë edhe mungesa e konsensusit brenda vetë mazhorancës për marrjen e vendimit për konstituimin e ekipit negociator?.

Opozita nuk pranoi të merrte pjesë në votim pasi e akuzon qeverinë se po përgatit ndarjen e Kosovës. Më herët, kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti hodhi dyshime se kanë qenë mosmarrëveshjet me Listën Serbe, ato që çuan në shtyrjen e seancës.

?Kam përshtypjen se është situata sikurse është themeluar qeveria. Është dashur të dakordohet atëherë formati i qeverisë me Beogradin, tash po ndodh e njëjta gjë po dakordohet rezoluta e tyre me Listën Serbe që është fatkeqe për shtetin e Kosovës. Qëllimi përfundimtar i tyre përfundimtar është copëtimi i Kosovës të cilën gjë jemi të vendosur që nuk do ta lejojmë?.

Gjatë seancës, kryeministri Ramush Haradinaj prezantoi përbërjen e grupit negociator në bisedimet me Brukselin. Ndërsa akuzoi opozitën se po punon kundër interesave të vendit. Haradinaj propozoi që opozita të ishte e pranishme në seancë në votimin e grupit negociator dhe më pas të vijohej procedura për rezolutën e kërkuar prej tyre.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS