stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Një ditë më parë, emisioni ?Stop? transmetoi kamerën e fshehtë, ku shfaqej tregtimi i makaronave të skaduara, të ardhura nga Greqia, në një magazinë në Strumë të Roskovecit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nëpërmjet një shkrese zyrtare, falenderoi emisionin ?Stop? dhe u shpreh se ka nisur menjëherë aksionin.
AKU tha se në subjekt u gjetën makarona, oriz dhe sheqer të blera me fatura tatimore dhe të tregtuara sipas deklarimit të subjektit si të skaduara nga firmat përkatëse.
?Ndaj subjektit Liljana Spahiut u mor masë administrative gjobë me vlerë 650.000 lekë, si dhe bllokim produkti me destinacion asgjësim?, thuhej në përgjigjen e AKU-së.
Aksioni ka vijuar në Tiranë e Gjirokastër për të inspektuar në mënyrë më të detajuar edhe pikat ku janë shitur këto produkte. Pas kontrollit u konstatuan 18 ton produkte të skaduara dhe për më tepër i kishin shpërndarë në subjekte të tjera kësisoj produktesh. Ndaj subjektit ?Vako Treg? sh.p.k Gjirokastër u mor masë administrative gjobë 800.000 lekë.
Aksioni i AKU-së do të vijojë për të zbuluar të gjithë pikat ku janë shitur këto produkte të skaduara, të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve.