Parlamenti rinisi punimet pas pushimeve me sallën gjysmë bosh. Opozita nuk mori pjesë pasi u zhvendos e gjitha në Shkodër, por kryeparlamentari Ruçi e nisi me një apel drejtuar saj.
Sipas kryeparlamentarit, axhenda e këtij sesioni ka në qendër të vëmendjes reforma të rëndësishme që kërkojnë bashkëpunimin e opozitës, siç është avancimi me Reformën në Drejtësi.
I vënë në qendër të akuzave të opozitës, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj publikoi shifra që sipas tij tregojnë se kriminaliteti është në rënie.
Ministri i Brendshëm tha se opozita kërkon të nxijë imazhin e vendit ndërsa premtoi se muaji Shtator do të shënojë një tjetër goditje ndaj grupeve kriminale, pasi sipas tij, operacioni Forca e Ligjit vazhdon.
Vetëm me votat e mazhorancës u miratuan kalendari i punës dhe axhenda e parlamentit.
Tv Klan