Ora News - Librat falas, Rama: Mos i dëmtoni, në fund të vitit do t'i dorëzoni

Ora News Lajme 2018-09-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përpara datës 17 shtator kur nis edhe viti i ri shkollor, 125 mijë nxënës të fillores do të marrin librat falas. Kryeministri Rama dhe ministrja Nikolla nga Vlora gjatë një takimi me prindër dhe mësues u kërkuan nxënësve të mos dëmtojnë librat, pasi në fund të vitit duhet t'i dorëzojnë sërish. Në të kundër sipas vendimit që ka marrë Këshilli i Ministrave familjet duhet të paguajnë tekstet.

Rama: Që librat do të merren falas e do duhet të kthehen përsëri në fund të vitit. Do duhet të mbahen me kujdes, me dashuri e të kthehen. Nuk është një shpikje e jona. Kemi marrë disa kritika apo qesëndi për këtë, por nuk është një shpikje e jona dhe nuk është vetëm një çështje materiale, por është edhe një mënyrë për të krijuar një raport të posaçëm me librin. Franca nuk është një vend i varfër.

Nikolla: Mjaftoi vetëm dëgjimi i mësuesve që ato të rrefuzonin 600 teksa nga alterteksti.

Tekstet falas janë për nxësit nga klasa e parë deri në të katërt, por qeveria pretendon që vitin tjetër të përfshijë edhe klasat e pesta, duke zgjeruar gamën e përfituesve dhe duke ndihmuar familjet në vështirësi.

Rama: Prindërit e fëmijëve të klasës së parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe vitin e ardhshëm edhe të pestë, nuk do të shpenzojnë më për të blerë tekstet, por ato para do t?i kenë në arkën e buxhetit të familjes për shpenzime të tjera.

Vitet e fundit, prindër mësues dhe njohës të çështjeve të arsimit ngritën debatin publik, shqetësim për cilësinë e teksteve mësimore dhe përmbajtjen e tyre. Përmes një grupi pune ministria e Arsimit hoqi nga përdorimi tekstet me përmbajtje të papërshtatshëm dhe me gabime. Ndërsa kryeministri Rama garantoi se paketa e re e librave vjen si një model dhe përkthim nga ?Oxford?, ?Cambridge? dhe ?Pearson? .

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/librat-falas-rama-mos-i-demtoni-ne-fund-te-vitit-do-ti-dorezoni

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS